Diego Maradona, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare. Edhe pse fillimisht u njoftua se argjentinasi u famshëm vdiq nga një sulm në zemër, një autopsi tregoi se ai vdiq nga edema akute pulmonare e shkaktuar nga funksionimi i dobët i zemrës.
Rreth njëzet ditë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematoma të trurit dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë. Mbrëmjen e djeshme, atij iu tha edhe lamtumira e fundit, ndërsa mediat kanë zbuluar një video të ditëve të fundit të Maradonës.
Një fqinj e filmoi atë në kohën e rikthimit në shtëpi pas daljes nga spitali. Një djalë i vogël thirri emrin e tij dhe Maradona, i cili kishte vështirësi në lëvizje, ia ktheu përshëndetjen, bëri shenjë dhe e bëri të lumtur djalin.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit: