Milanit duket se i është kthyer në makth europa League. Ekipi kuqezi ka dështuar të marrë fitoren ndaj Lilës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Francë. Për kuqezinjtë shënoi Kastijeho në minutën e 46’, por Bamba barazoi rezultatin në minutën e 65’ duke vulosur përfundimisht rezultatin e këtij takimi në barasbeshë 1-1.
Një ndeshje jo e mirë e italianëve, të cilët nuk merituam as më shume e as më pak se 1 pikë. Tani ndodhen në vendin e 2-të në grup me një pikë më pak se Lille, e një më shumë se Sparta e vendit të 3-të. Kualifikimi për Milanin në Europa League, vijon ende të jetë i hapur.