Festoi si Ronaldo dhe shkëmbeu bluzën me të, Myrto Uzuni tregon bisedën me portugezin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26.11.2020, 09:11

Myrto Uzuni ishte futbollisti i momentit mbrëmjen e së martës me golin e tij ndaj Juventusit në Champions League, Madje ai mori edhe vëmendjen e të gjithë mediave, teksa festoi si Ronaldo para syve të portugezit në momentin e golit, ndërsa pas ndeshjes ka shkëmbyer fanellën me sulmuesin bardhezi. Së fundmi, Uzuni ka dhënë një intervistë për "Panorama Sport" ku ka rrëfyer emocionet e asaj mbrëmje dhe ka treguar bisedën me Ronaldon në fundin e ndeshjes.

Çfarë ndjesie ishte për ju?

Çfarë t’ju them? Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rigjej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova “COVID”-in. Jam vërtet i lumturuar. Gjatë ndeshjes treguat besim dhe cilësi, si me veprimin ndaj Dibalës apo edhe në momente të tjera.

Çfarë menduat në ato momente kur përballë kishit lojtarë të klasit botëror?

E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë.

Sa keq ju erdhi që nuk dolët me pikë me golin tuaj?

Normalisht që më vjen shumë keq. Më vjen keq për faktin se bëmë një ndeshje të mirë, sakrifikuam dhe u munduam të bënim gjithçka siç duhet dhe siç e kishim përgatitur. Sigurisht që do të isha akoma edhe më i lumtur që të merrnim pikë në Torino me golin tim…

Ka bërë xhiron e mediave botërore festimi juaj. Pse festuat në stilin e Ronaldos përballë tij?

Realisht nuk e mendoja atë festim, por gjithmonë e kam ndjekur Juventusin nga televizori. Dhe Ronaldo sa herë shënon, shkon te cepi i fushës… Në ato momente, menjëherë pas golit që shënova, m’u kujtua Ronaldo që shkonte atje dhe ishte thjesht mënyra… E ndjeva të bëja ashtu, pasi e kam përjetuar nga televizori shumë herë atë festim. Prandaj.

Nuk ishte diçka e menduar më parë ai festim?

Jo, ishte thjesht diçka e momentit.

Çfarë ju tha trajneri për golin dhe ndeshjen?

Trajneri na përgëzoi të gjithëve. Pavarësisht rezultatit, ai na uroi dhe na falënderoi të gjithëve për shpirtin e garës që treguam gjatë ndeshjes dhe që ishim të gjithë të gatshëm, në dispozicion të ekipit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Sigurisht, edhe mua më përgëzoi për golin që shënova.

Portieri bëri një gabim në fund. Çfarë ju tha në fund të ndeshjes?

Jo nuk tha gjë, ishte vetëm trajneri ai që na foli. Trajneri na uroi për paraqitjen dhe nuk është se gaboi vetëm portieri. Ne gabojmë të gjithë dhe fitojmë të gjithë bashkë.

Çfarë i thatë Ronaldos në fund të ndeshjes, pasi shihet që ai buzëqesh kur ju iu afruat?

E falënderova. I thashë: “Faleminderit për fanellën” dhe nuk mund të rrija pa i thënë: “Je lojtari më i mirë në botë”.

Si u përgjigj?

Më tha: “Faleminderit dhe veç vazhdo të punosh”.

Nuk tha asgjë për festimin?

Atë moment në fund të ndeshjes jo, por në pushim, pasi dolëm në fushë për të dytën më tha diçka.

Çfarë?

Më tha: “Festimi siuuu”. Dhe ma bëri me gisht duke buzëqeshur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit