Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, vdiq pasditen e djeshme nga një sulm në zemër, pak ditë pasi doli nga spitali pas operacionit për një gjakderdhje në trurin e tij. E gjithë dita e djeshme ka qenë një makth për legjendën, pasi ishte i zbehtë dhe u ankua se nuk ndihej mirë. Mediat kanë zbuluar edhe një bisedë të shkurtër me nipin e tij pak momente para ndarjes nga jeta.
Ai i tha:
Më pas Maradona shkoi të shtrihej në shtratin e tij, për të mos u ngritur më që aty. “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh. Humbja e tij ka hidhëruar mbarë botën, teksa kanë rreaguar i madh dhe i vogël.