Momenti që e shoqëroi gjithë jetën, çfarë thoshte Maradona për “dorën e zotit”?

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25.11.2020, 21:48

Legjenda e futbollit, Diego Maradona u nda sot nga jeta, duke përhapur hidhërim në të gjithë botën. Përpos të gjithë sukseseve të tij në futboll, Diego Armando Maradona, do të mbahet mend gjatë për atë gol të shënuar kundër Anglisë në botërorin e 1986-ës. Jo për supergolin që shënoi kur mori topin nga mesi i fushës dhe i dribloi të gjithë, por për atë gol… “Dorën e Zotit”.

Një gol që përmendet gjithmonë kur në skenë del emri i Maradonës. Ish-fantazisti i Napolit, Barcelonës dhe i Argjentinës, ka treguar pak kohë më parë disa prapaskena në lidhje me atë ndeshje, më konkretisht me golin e shënuar me dorë, si dhe bisedat që pati me shokët e skuadrës.

Diego tregonte:

“Kur e pashë topin në ajër, nuk e kisha idenë si ta gjuaja. Tentova me dorë dhe me kokë. Nuk ia kisha idenë ku shkoi topi, por e pashë në rrjetë. Fillova të bërtas: Gol, gol! Sergio Batista, po, ai idioti, më pyeti nëse kisha përdorur dorën për të shënuar. I thashë: Pusho budalla, dhe më përqafo menjëherë! Të gjithë filluan të më përqafonin. Valdano gjithashtu më pyeti nëse shënova me dorë. “Do të tregoj pas ndeshjes, për momentin mos më çaj shumë t****n! Kam takuar arbitrin e ndeshjes disa vite më vonë në Dubai, Ali Bin Nasser. Ai më tha se nuk e kishte parë episodin, madje as asistentët e tij. Nuk kishin faj arbitrat, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë. Të gjithë u mashtruan”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit