“Diego është i përjetshëm, nuk do të harrohet kurrë”, Messi dhe Ronaldo reagojnë për humbjen e Maradonës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2020, 20:14

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka tronditur të gjithë futbolldashësit dhe jo vetëm.

Legjenda argjentinase arriti t'i mbijetonte një operacioni të vështirë në kokë, por jo sulmit kardiak ditën e sotme. Në lidhje me këtë humbje të madhe kanë reaguar dhe dy yjet e momentit në futbollin botëror, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, Messi shprehet se kjo është një ditë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin. Messi nuk harron të ngushëllojë familjen dhe miqtë e legjendës që do të mbetet i përjetshëm.

“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë, por nuk largohet sepse Diego është i përjetshëm.Unë mbaj mend të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij”, kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Sakaq ylli portugez, Ronaldo ka shkruar në Instagram se sot i dha lamtumirën një miku, ndërsa bota një gjeniu të përjetshëm. Më tej Ronaldo shkruan se ai u largua shpejt, por duke lënë trashëgimi të pakufijshme.

” Sot i dhashë lamtumirën një miku dhe bota lamtumirën një gjeni të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Largohet shumë shpejt por lë një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. RIP. Kurrë nuk do të harrohesh.” ka shkruar Ronaldo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit