Covid-19 “pushtoi” botën/ Pas 1 viti Kina lejon hetimet ndërkombëtare për origjinën e virusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2020, 23:29

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se Kina do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit Sars Cov-2, i cili tashmë ka “pushtuar” botën. Ndërkohë, drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan theksoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur. Vlen të theksohet se rastet e para me virus u zbuluan në qytetin kinez “Wuhan”, në fund të vitit 2019. Kina prej kohësh ka refuzuar thirrjet për të lejuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht. Doktori Ryan shton se një ekip i plotë ekspertësh do të zbresë në terren, për të marrë pjesë në fazën e parë të hetimit brenda muajve të ardhshëm.

Më konkretisht, ky i fundit ka thënë se:

Është e qartë se ne duam të mësojmë rreth origjinës së virusit. Duam të dimë nga erdhi apo nëse do të rishfaqet në të ardhmen. Besoj se dhe kolegët tanë kinezë duan përgjigje për këto pyetje.

Burimi:www.barrons.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit