Teksa e gjithë bota po lufton për gjetjen e vaksinës Covid-19, gara është përqendruar tek shtetet dhe superfuqitë botërore. Vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Moderna deklaroi se vaksina e saj ofronte 95% mbrojtje tek pacientët. Por edhe Rusia nuk ka mbetur pas në garën e fortë dhe njëkohësisht aspiratën për prestigj global në krijimin e vaksinës Covid. Një e tillë është dhe ‘EpiVacCorona’ e Qendrës së Kërkimit Vektor të Siberisë, që ka përfunduar dy fazat e para të testimit në 100 persona, tek të cilët ka krijuar antitrupa në masën 100%.
Qendra kërkimore tha:
Gjithashtu pas provave, nuk u vu re asnjë efekt anësor, por sipas qendrës të dhënat e deritanishme nuk e bëjnë vaksinën 100% efektive, pasi do të nevojitet edhje faza e tretë e testimit, e cila ka filluar më 17 nëntor. Më 14 tetor, EpiVacCorona u bë vaksina e dytë e koronavirusit e regjistruar në Rusi. E pari, e quajtur Sputnik V, aktualisht po kalon teste që përfshijnë 40,000 vullnetarë. Rezultatet paraprake kanë treguar se vaksina është 92 %efektive.
Burimi: rt.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania