JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Laert Duraj i pandalshëm, 335 milionë Nertil Lilos së ISS për sisteme spiunimi
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21/11/2020 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Laert Duraj duket se është vërtetë i pandalshëm. Jo për ndonjë gjë të hajrit për popullin e shkretë që vidhet dita-ditës, por për të mbushur xhepat e tij dhe të klanit rilindas që përfaqëson. Duket se administratori i Postës Shqiptare ka bërë një tjetër tender, kësaj rradhe për të spiunuar. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender i cili përfshin blerje paisjesh sigurie të tipit GPS/GPRS, sisteme alarmi, sisteme vëzhgimi, kamera, kamera për automjetet etj.

Nuk mund të mungojë as një monitor me përmasa të frikshme prej 6 metrash gjatësi dhe 3.3 metrash gjerësi. Në fakt nëse deri diku do të kuptohej nevoja për sistemet e alarmit dhe të sigurisë, nuk kuptohet saktësisht se përse duhet që monitori të jetë i përmasave kaq të mëdha, me gjatësi prej 6 metrash e gjerësi 3.3? Përgjigjia normalisht vetëkuptohet, sa më i madh ekrani aq më e madhe vlera, dhe aq më shumë shtohet përqindja që futet në xhepat e Laertit.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-69345-08-20-2020 dhe ka patur si fond limit vlerën prej 28,505,600 lekë të reja. Në të rezulton se kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat fituese është shpallur firma I.S.S (INTEGRATED SECURITY SOLUTIONS) me vlerë të ofruar 27,888,888 lekë të reja ose rreth 335 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet se vlera në fjalë është sa 97.83% e fondit limit, çka përbën dyshime të forta se fituesi është vendosur paraprakisht dhe se gara në fakt është thjesht një farsë “me letra”.

Këtë e përforëcon edhe fakti se të tre kompanitë e tjera pjesëmarëse kane ofruar thuajse të njëjtën vlerë secila, një fakt ky i pamundur në praktikë në një garë të ndershme. Rezulton se pronar dhe administrator i kompanisë fituese është shtetasi Nertil Lilo, të cilit Laert Duraj i ka “dhuruar” plot 335 milionë lekë të vjetra.