Mbremjen e sotme, ambientet e Piramidës në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Ekipi i zjarrfikseve është aktualisht në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Sipas policisë, flakët kanë rënë në pjesën e brendshme të Piramidës, dhe për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.