JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gruaja godet burrin me sqepar pas një sherri/ Ndërron jetë 61-vjeçari në Kurbin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/11/2020 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Llesh Deda, 61-vjeçari i cili ndodhej në spital prej disa ditësh, pasi u godit nga bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë. Ky i fundit u godit me një sqepar nga bashkëshortja e tij 58-vjeçare, Drane Deda, pas një sherri të ndodhur në familje. Burri i ndodhur nën efektin e alkoolit ka debatuar me bashkëshorten dhe më pas debati degradoi në dhunë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit. Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e policisë në Kurbin.