Koço Kokëdhima është infektuar me Covid-19. Mësohet se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima.
Koço është njëkohësisht edhe presidenti i skuadrës së Apolonisë. Mësohet se ai ka patur kontakte me disa futbollistë të infektuar. Lajmi bëhet i ditur në Supersport në emisionin Gol pas Goli. Ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.