JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqia ashpërson masat, ‘shtrëngon’ rregullat e verifikimit në pikën kufitare të Kakavijës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/11/2020 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës, autoritetet greke kanë ashpërsuar sërish masat, ndërsa pritet të shtrëngojë rregullat e verifikimit edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se që nga mëngjesi i sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, përgjigjja e të cilit duhet të merret menjëherë. Ndërkohë pas vendimit, pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në shtetin fqinj.