JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Gjoksi iu infektua se shkoi në plazh”/ Dalin mesazhet pas reagimit të “Keit”, rumunia: Më thanë të lutem dhe të pres!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/11/2020 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy ditë më parë JOQ ALBANIA, publikoi rastin e një shtetase rumune, e cila kishte bërë një ndërhyrje plastike në Shqipëri për rritjen e masës së gjoksit. Rumunia kishte zgjedhur klinikën “Keit”, pasi ajo është dëgjuar më shpesh për ndërhyrje të tilla. Megjithatë, ajo ka ngelur e pakënaqur dhe për më tepër e tmerruar nga ajo çka ka hequr më pas. Qytetarja ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka dërguar foto në redaksinë tonë, se si gjoksi i saj është infektuar. Fotot janë të rënda dhe duket qartë që diçka pas operacionit nuk ka shkuar mirë.

Lidhur me denoncimin reagoi edhe klinika “Keit”, ku u shpreh se pacientja e tyre, pas operacionit kishte shkuar menjëherë në plazh dhe sipas tyre nuk ishte paraqitur për asnjë kontroll. Por, për këtë deklaratë, ka reaguar sërish qytetarja, e cila thotë se shqetësimet për gjoksin i ka patur më herët. Lidhur me këtë ajo ka dërguar edhe bisedat me mjekun e klinikës, Skerdi Farian, në instagram. Bisedat janë të datës 27 korrik, pra, para operacionit të dytë, i bërë më 2 gusht 2020. Kjo. sipas rumunes, tregon qartë që shqetësimet kanë ardhur më herët, pa shkuar në plazh dhe para operacionit të dytë.

Kujtojmë se qytetarja theksoi se ka bërë edhe një ndërhyrje jashtë shtetit, për heqjen e implanteve, pasi i janë infektuar sërish duke shtuar se mjekët e huaj kanë ngelur të shokuar, pasi plaga as nuk është mjekuar ndonjëherë.

Biseda me mjekun: