Një ngjarje me precedent penal është regjistruar në Elbasan, konkretisht në urgjencën e spitalit Elbasan. Një shtetas i identifikuar me inicialet K.G., 29 vjeç, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e urgjencës, shtetasin me iniciale Sh.K., 55 vjeç banues në Elbasan. Arsyeja e konfliktit nuk dihet ende, ndërsa policia ka arrestuar 29-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Goditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Policia 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduralë.