Një 30-vjeçar nga Lezha, i cili përfitoi nga situata e tërmetit dhe mblodhi para duke përdorur profil me emrin e Edi Ramës, është lënë i lirë pas dënimit disa muaj më parë. Mësohet se ai ka “shpëtuar” falë gjendjes së tij shëndetësore. Arjan Meli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe mesa duket kjo e ka detyruar gjykatësin që t'i ulë në maksimum dënimin.
Gjithashtu gjatë procesit të gjykimit përsoni në fjalë ka rezultuar se kishte probleme të shëndetit mendor çka është faktuar dhe nga raporti mjekësor i cili është paraqitur nga avokati i të pandehurit. Nga hetimet e prokurorisë, në Nëntor të 2019, brenda një kohe të shkurtër, lëzhjani mashtroi 10 qytetarë kosovarë duke i marrë atyre 2 mijë euro. Qytetarët niseshin nga profili me emrin e kryeministrit dhe dërgonin para.