JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kundërshtoi fjalën e policisë, 20-vjeçari shkel gazin dhe përplas makinat e parkuara
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/11/2020 9:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kokëfortësia sjell pasoja të mëdha, ndërsa mund të regjistrojë edhe ngjarje fatale. Një gjë e tillë ka ndodhur në Durrës. Një djalë i ri rreth 20-vjeç, me iniciale Xh. V., ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ndalim, teksa gjatë momentit të largimit, ka përplasur disa mjete.

Pas ngjarjes, 20-vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë. I riu po qarkullonte me një mjet tip “Benz” dhe akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, ndërsa arrestimi i tij u bë e mundur në lagjen nr.17, Durrës.