JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dyshohej se ishte vrarë, gjendet 7-vjeçari që u rrëmbye nga një pedofil
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/11/2020 9:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Forcat speciale në Rusi kanë finalizuar me sukses operacionin e gjetjes së një të mituri. Ky i fundit mësohet se ishte rrëmbyer nga një pedofil, ndërsa kthehej nga shkolla për në shtëpi. Djali i mitur dyshohej se ishte ekzekutuar nga agresori, por fatmirësisht ai u gjet pas thuajse 52 ditësh. Rrëmbimi i 7-vjeçarit, solli një të arrestuar, konkretisht një 26 vjeçar, i quajtur Dmitry Kopylov. Grabitësi e mbante të miturin rreth 14 milje larg nga shtëpia e tij në fshatin Gorki, ku ai ishte zhdukur në fund të shtatorit.

Pas gjetjes së djalit ka reaguar babai i të miturit:

Ne gjithmonë besonim se do ta gjenim. Ai ishte shumë i lumtur kur pa nënën e tij. Ai e përqafoi dhe e puthi. Jemi të mbingarkuar me ndjenja. Ishte një shpërthim emocionesh dhe lehtësimi që kalvari ka mbaruar. Më në fund ai u gjet.

Burimi: www.dailymail.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania