JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Iu shkrumbua banesa/ Njëri prej vëllezërve: Kemi 5 vite që jetojmë pa drita, nuk e di si e harruam këtë qiri ndezur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/11/2020 1:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Korçës një shtëpi dy-katëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut Arkeologjik pas Katedrales së qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Njëri nga 3 vëllezërit ka folur për report Tv, ku ka treguar edhe mjerimin në të cilin jetonin. Ai ka thënë se kanë 5 vite që jetojnë pa drita, pasi shteti ua ka prerë, ndërsa shtoi se jetojnë me qiri, që u bë edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Ky i fundit tha se:

"Ne kemi 5 vite që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë. Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë në një shtëpi."