JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Universiteti i Tiranës zhvat studentët/ Harxhon 800 milion lekë për mobilim, ndërkohë mësimi zhvillohet online
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/11/2020 0:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Universitetet në Shqipëri vijojnë akoma të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë Covid dhe masave shtesë të ndërmarra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit. Një nga vendimet më të fundit, ishte edhe zhvillimi i mësimit online, gjë për të cilën pati kundërshtime dhe protesta para Ministrisë së Arsimit nga ana e studentëve. Argumenti i tyre ishte fakti se kafenetë po liheshin tërë ditën hapur, ndërsa dyert e Universiteteve u mbyllën, aq më tepër që shumica prej tyre kishin paguar edhe qeratë nëpër konvikte dhe kishin bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e vitit të ri akademik.

Por mesa duket e gjithë kjo paska qenë diçka e stisur me qëllim zhvatjen e xhepave të studentëve. Kjo pasi një skandal është zbuluar së fundmi. Në një mesazh të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, janë denoncuar dy tendera abuzivë nga ana e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë. Në të parin shihet që UT ka shpenzur një shumë prej 800 milion lekësh të vjetra për mobilim, ndërkohë që studentët po kërkojnë rimbursimin e parave nga qeratë e konvikteve apo paketa interneti falas me qëllim që procesi mësimor online të jetë i mundur për të gjithë, pasi jo çdokush ka mundësi financiare për të përballuar një kosto të tillë.

Tenderi i dytë ka të bëjë me Universitetin e Mjekësisë, i cili ka harxhuar 30 milion lekë të vjetra për të blerë karburant për ngrohje. Por fakti është se studentët po e zhvillojnë mësimin online nga shtëpitë e tyre. Se për çfarë duhet një shpenzim i tillë, kur auditoret janë bosh, këtë mund të na e thotë vetëm fakulteti në fjalë. Apo pyetja është retorike në këtë rast? Më poshtë po japim mesazhin e mbërritur dhe fotot e dokumenteve përkatëse, të cilat vërtetojnë shpenzimet marramendëse të tenderave abuzivë.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje JOQ, Shikoni se si vidhen parate e studenteve!
• Universiteti i Tiranës shpenzon mbi 800 milionë Lekë për mobilim ndërkohë që studentët po kërkonin rimbursim të pagesës së konvikteve dhe qirave apo paketa interneti falas dhe të dedikuara për studentët.
• Universiteti I Mjekësisë, totalisht në konktrast me vendimin e Komitetit Teknik të “Ekspertëve”, harxhon mbi 30 milionë Lekë të vjetra për blerje karburanti për ngrohjen e sallave, ndërkohë që studentët po zhvillojnë mësimin nga shtëpia.