Mbremjen e sotme, një banesë në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas policisë në banesën e shtetasit me iniciale B.L., 54-vjeçar, ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit. Bëhet me dije se grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.