JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ergys Verdho i jep 2.2 miliardë tender nipit të Sadri Abazit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/11/2020 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho duket se nuk di të ndalet. Rezulton se i ka mbushur përsëri xhepat kompanisë së nipit të Sadri Abazit, Arbër Abazi. Nuk bëhet fjalë për pak para, por për plot 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por a është vërtetë sadri Abazi pas kompanisë së nipit të tij?

Në fakt sipas disa informacioneve që qarkullojnë, thuhet se pas kësaj kompanie fshihet vetë Taulant Balla. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-65740-07-16-2020 dhe me objekt “Loti 7: Mirëmbajtje me performancë Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël, Grekan – Dëshiran – Vlashuk, Shtërmen – RadioStacion, Mollas – Selitë, Kthesa Rrasës – Rrasë".

Fondi limit i tij është 194,768,956 lekë të reja pa TVSH. Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat fituese është shpallur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me pronar Arbër Abazi me vlerë të ofruar 181,126,549 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por vihet re se kompania tjetër pjesëmarrëse ka ofruar gati 400 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak dhe përsëri është skualifikuar. Nga ana tjetër vlera fituese është sa 93% e fondit limit. Si duket Ergys Verdho ka gjetur partnerin e vërtetë për të shpërndarë mes tyre paratë publike. Bukur apo jo?