JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shefi i Urgjencës Kombëtare: Mund të kemi 1000 të infektuar me Covid në një ditë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/11/2020 18:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj Shqipëria nuk e ka arritur ende kulmin e valës së dytë Covid. I ftuar në emisionin "Repolitix" Brataj tha se mund të kemi edhe një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve në ditë, pasi sipas tij shifrat mund t'i kalojnë 1000 raste ditore.

Brataj tha:

Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, por ka një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu, mund të ketë edhe 1000 raste ditore.