Denoncimi/ “Kompania Teleperformance u kërkon me detyrim punonjësve të vendosin kamera brenda shtëpisë”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.11.2020, 13:50

Sindikata Solidariteti, ka denoncuar sëfundmi një skandal, i propozuar nga kompania e Call centerave në Tiranë, Teleperformance. Mësohet se kompania u ka kërkuar punonjësve që të vënë kamera në ambientet e shtëpisë, nga ku ata po kryejnë punën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Siç shprehet një pjesë e madhe e punëtorëve, atyre iu mungojnë hapësirat e veçanta për punë në shtëpitë e tyre. Kjo bën që një pjesë e madhe e tyre pajisjet e punës t’i kenë të vendosura në ambiente të përbashkëta me anëtarë të tjerë të familjës, siç mund të jenë dhomat e gjumit, sallonët e ndenjes etj.

Denoncimi i plotë:

JO KAMERAVE NË DHOMËN E GJUMIT! JO PËRGJIMEVE NË SHTËPI!

Ditëve të fundit qindra operatorë të kompanisë Teleperformance janë përballur me një vendim skandaloz të kësaj të fundit, e cila iu kërkon atyre instalimin e kamerave në hapësirat private të shtëpisë, prej ku ata punojnë që nga fillimi i pandemisë. Pas firmosjes së kontratës ËAHA (Ëork At Home Agent), punëtorëve iu është dhënë njoftimi se kompania do iu kërkojë atyre instalimin e kamerave në hapësirat private nga ku ata do punojnë.

Siç shprehet një pjesë e madhe e punëtorëve, atyre iu mungojnë hapësirat e veçanta për punë në shtëpitë e tyre. Kjo bën që një pjesë e madhe e tyre pajisjet e punës t’i kenë të vendosura në ambiente të përbashkëta me anëtarë të tjerë të familjës, siç mund të jenë dhomat e gjumit, sallonët e ndejtjes etj.

Vendosja e kamerës në një ambient të tillë cenon jo vetëm privatësinë e punëtorit, por edhe të të gjithë familjes së tij. Një veprim i tillë është skandaloz dhe i papranueshëm.

Sipas kompanisë një gjë e tillë duhet të bëhet për të mbikëqyrur punën dhe për të siguruar ruajtjen e të dhënave të klientit.

Asnjëri nga këta argumenta nuk qëndrojnë. Së pari, mbikëqyrja e procesit të punës bëhet plotësisht dhe pa asnjë mangësi përmes sistemeve të brendshme dhe softëare-eve të posaçme. Së dyti, në emër të ruajtjes së privatësisë dhe të dhënave të klientit, po shkelet me të dyja këmbët privatësia e punëtorit dhe e familjarëve të tij. E pavarësisht kësaj, instalimi i kamerës në tavolinën e punës nuk garanton asnjëlloj sigurie të të dhënave të asnjërës palë.

Ky veprim po kundërshtohet tashmë nga pjesa më e madhe e operatorëve. Sindikata Solidariteti ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me ligj dhe iu është drejtuar të gjithë institucioneve përkatës. Gjithashtu, ne i kemi kërkuar kompanisë që të fillojë diskutimet me përfaqësuesit e Sindikatës dhe ta pezullojë një proces të tillë, i cili ndër të tjera është dhe i paligjshëm.

Neni 8 i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garantojnë të drejtën e çdo qytetari për mbrojtjen e jetës private. Udhëzimi Nr.3 i datës 05.03.2010, i cili i referohet Ligjit Nr. 9887, shprehet qartë se vendosja e kamerave në hapësira private është e ndaluar.

Për ta fituar këtë betejë, në mbrojtje të dinjitetit të punëtorëve, duhet që të bëhemi sa më shumë dhe të jemi të bashkuar. Ftojmë të gjithë punëtorët e kompanisë Teleperformance, por edhe të gjithë punëtorët e sektorit call center, që të anëtarësohen te Sindikata Solidariteti dhe bashkë me qindra e mijëra të tjerë si vetja ta fitojmë këtë betejë dhe të tjerat në vazhdim: https://register.solidariteti.al/sq/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit