Mirlinda e AKSHIT “i bën zbor lekut”, hap tender 345 milionë për mirëmbajtje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2020, 19:27

Nëpërmjet AKSHI-t, ndryshe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, rezulton të jenë dhënë një numër mjaft i madh tenderash në emër të teknologjisë. Mirëpo ashtu siç ju kemi informuar në mjaft raste, këto tendera kanë shërbyer më tepër për të mbushur xhepat e miqve të pushtetit sesa që të bëhej puna e kërkuar. Dhe sigurisht Mirlinda është njëra prej më të besuarave të “shoqërisë së Rilindjes”.

Me sa duket ajo e bën mjaft mirë rolin e shpërndarëses së “qokave”. Dhe natyrisht shpërndarja më e mirë bëhet tek tenderat të cilët bëjnë fjalë për mirëmbajtje. Me këtë term maskohen shumë tendera kryesisht ato që kanë të bëjnë më sistemet kompjuterike. Dhe në këto raste duket se Mirlinda e qan punën e saj. Kështu rezulton se ajo ka hapur një tender me objekt “Mirëmbajtja e sistemit multifunksional të lejeve të ndërtimit” dhe me numër reference REF-78169-11-10-2020.

Mirlinda ka menduar të japë plot 345 milionë lekë të vjetra me TVSH për këtë mirëmbajtje, një shifër kjo mjaft e fryrë duke patur parasysh se bëhet fjalë thjesht për mirëmbajtje. Mbetet për tu parë se cili do të shpallet fitues, pasi është krejtësisht e kuptueshme se do t jenë para “qyl”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit