Pas denoncimit nga JOQ Albania, Spitali Amerikan, Intermedica, NOVAL dhe Genius ulin çmimin e tamponëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.11.2020, 17:46

Ashtu siç e përmendëm në artikujt e mëparshëm, spitalet private të oligarkëve shqiptarë që bëjnë namin në shëndetësi me tendera e koncesione, nuk fryhen me miliarda dhe vazhdojnë rrjepin popullin e varfër shqiptar në pikën e dobët jo vetëm të gjithsecilit individ, por edhe më të mjerën e qeverisë ndër vite, “Shëndetësinë”. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, laboratorët privatë shqiptarë ofrojnë çmimin më të lartë të kryerjes së tamponëve, pasi iu dha e drejta nga shteti shqiptar. Këto çmime deri parapak ditësh varionin nga 95 Euro, ose 120 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimet e kryerjes së tamponit në vendet fqinje janë pothuajse dy herë më pak.

Falë artikujve të publikuar nga JOQ ALBANIA dhe mediat e tjera opozitare që i hapin sytë popullit dhe duke i bërë me dije zhvatjen që po iu bëhet, laboratorët privatë Spitali Amerikan i Klodjan Allajbeut, Intermedica e Vasil Llajos, Noval i Petrit Mahos dhe Genius i Besnik Çullhajt, u detyruan sot të ulnin çmimet stratosferike të kryerjes së tamponëve në 8500 Lekë, ose 30% nga çmimi fillestar. Megjithatë pas gjithë këtyre ditëve zhvatje, kjo është vetëm një fitore e vogël, pasi ky çmim vazhdon të mbetet i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku disa shtete si Italia apo Franca e ofrojnë në minimumin e vlerës për qytetarët e tyre. Maksimumi i testit shkon deri në 70 euro ndërsa mesatarja 40-45 euro.

Çmimet në disa nga shtet e Europës:

  • Në Serbi, vlera e një testi PCR është 6 mijë dinarë ose afro 50 euro.
  • Në Kosovë, deri më tani Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar dy laboratorë privatë dhe çmimi varion nga 40-50 euro.
  • Gjithashtu në Maqedoni çmimi për testin PCR shkon deri në 60 Euro.
  • Në Bosnje-Hercegovinë, është rreth 70 euro, ndërsa i vetmi vend i rajonit që ende nuk ka liberalizuar kryerjen e analizës në laboratorë privat është Mali i Zi.

DEKLARATA E PËRBASHKËT E SPITALEVE PRIVATE

Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritjen të numrit të personave të prekur nga infeksioni Covid-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të: “Laboratorit American Hospital, Dega 2/ “Intermedica Center/ Genius Lab/ Giagnostic/ si struktura të licensuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale për kryerjen e testit Real Time PCR, për Sars Covi2, për arsye administrative bazuar në kërkesat e përsëritura të MSH, angazhohemi për të ulur çmimin e testit PCR, me 30%, unifikim të tij në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit