JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqiptarët jashtë Postës si miting, Laerti bën tender për përditësimin e menaxhimit të rradhës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/11/2020 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka mundësi. E pamundur. Laert Duraj i Postës Shqiptare “godet” përsëri. Pas shumë e shumë tenderash të dhëna në mënyrë abuzuese ndaj kompanive të ndryshme pranë të cilave duhet të bëjë “qokën”, tashmë shpall “çudinë” e rradhës. Bëhet fjalë për një tender i cili mban numrin e referencës REF-78124-11-10-2020. Objekti i tij për habi është “Upgrade Licensa Softwere për sistemin e menaxhimit të radhës”.

Por çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Posta Shqiptare në zyrat e saj paska një sistem kompjuterik i cili menaxhon rradhën e njerëzve. Cilido që e dëgjon këtë do të mbajë barkun me dorë nga gajasja. Për vetë faktin se të gjithë i kemi parë rradhët e gjata thuajse në çdo pikë të Postës Shqiptare. Fotot dhe videot e publikuara edhe nga JOQ Albania gjatë gjithë kësaj kohe tregojnë se jo vetëm në kohë normale por edhe gjatë COVID-19, rradhët kanë qenë të gjata e të panumërta duke u shndërruar në një burim të vërtetë të përhapjes së virusit.

Pra në të vërtetë, të paktën praktikisht, nuk rezulton të ketë patur një sistem për menaxhimin e rradhës, pasi nëse do të kishte nuk do të shikonim rradhët e gjata që kemi publikuar deri më sot. Por sipas Laertit, paska një sistem të tillë dhe me sa duket tani i paska ardhur rradha që ky sistem të përditësohet! Me pak fjalë një sajesë “me letra” për të përfituar sërish para. Dhe këto para me siguri do të përfundojnë në xhepat e ndonjërit prej “miqve” të pushtetit, të cilit Laerti po i bën “qokën” e rradhës.