Tan Agolli i FSHZH kërdinë me tenderat e rrugëve! MILIARDAT që u jepen me “mik” kompanive të ndërtimit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.11.2020, 15:03

E dinit se korrupsioni dhe vjedhjet me fondet publike, janë burimi i dytë më i madh i parave të pista në Shqipëri, faktor që vjen menjëherë pas trafikimit të narkotikëve? Sipas raportit të “Global Initiative” për vitin 2019, fitimet nga shitja e lëndëve narkotike nga bandat shqiptare, sillen në Shqipëri dhe “injektohen” në ekonomi, veçanërisht në ndërtim, duke pastruar para nëpërmjet kompanive të ndërtimit. Dy faktorë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrit këto që e kanë zhytur ekonominë shqiptare thellë e më thellë në “papastërti” por e kanë nxjerrë “të larë” në këtë lloj fushe që gjeneron të ardhurat më të larta nga tenderat me objekt ndërtimi, rikonstruktimi apo mirëmbajtjeje.

E thënë thjesht, pronarët e këtyre kompanive, marrin MILIARDA nga Buxheti i Shtetit për ndërtime rrugësh, sheshesh apo objektesh të tjera, të çfarëdolloj soji dhe i përdorin kompanitë e tyre të ndërtimit, ai “lavatriçe” në lojën po të pistë të Prokurimeve Publike. Rikujtojmë se Ministria e Infrastrukturës, merr thelën e dytë më të madhe në Buxhetin e Shtetit, pas Ministrisë së Shëndetësisë, për 2020-ën ishte 45.1 MILIARD LEKË, ndërsa për 2021-in i është shtuar një +4.1 MILIARDSH duke e çuar në 49.3 MILIARD LEKË.

Dëmi në Buxhetin e Shtetit nga prokurimet publike për vitin 2020, vetëm gjatë muajve Janar-Qershor është përllogaritur rreth 36 MILIONË EURO!!!

Nëse do të analizonim disa nga tenderat e fundit të hapur dhe të shpallur me fitues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me në krye Dritan Agollin, do të vërenim shkeljet galopante që janë kryer me fituesit.

Një prej tenderave me vlerën më të lartë, përkatësisht 1.8 MILIARD LEKË PA TVSH ku fitues janë shpallur bashkimi i kompanive “FLED SHPK” i Ferdi Marrës, “SHKELQIMI 07 SHPK” i Shkëlqim Kapllanajt, vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe "GRAND KONSTRUKSION M" i Tetem Dajlanajt, ka shkelje të rregullave themelore të prokurimeve publike. Kjo për shkakun sepse të gjithë operatorët ekonomike në garë përveç fituesit janë skualifikuar, dhe fitues është shpallur kompania që nuk ka ofruar ofertën me te ulet sipas rregullave të PP.

Tenderi me objekt “Rikonstruksioni i Rrugës Çamëria dhe i Unazës së qytetit, Kavajë” me fond limit 3.4 MILIARD LEKË PA TVSH, ka shpallur fitues bashkimin e tre kompanive dhe jo pa shkak ndërsa konkurrentët e tjerë në garë janë skualifikuar për një specifikim të veçantë në tender, përkatësisht: "Për mosplotësimin e kapacitetit teknik pika 2.3.1. te Kritereve të veçantë në DT "Përvojë të suksesshme në realizimin e punëve të ngjashme”.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit