Populli grek vazhdon ende t'i bëjë jehonë ekstremistit Konstantinos Katsifas, i cili u ekzekutua nga RENEA dy vjet më parë në Bularat, pasi qëlloi mbi policinë. Edhe pse kanë kaluar dy vite, mediat fqinje shkruajnë se Shqipëria po e varros çështjen e tij, duke mos nxjerrë një raport përfundimtar mbi ekzekutimin. Sipas tyre, do ketë një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Protothema shkruan:
Sipas informacioneve, shtatorin e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar gjatë vizitës së tij në Athinë, përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një vendimi mbi vrasjen e Katsifas.
Burimi: Protothema| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania