“Robt ku t’i kesh Edi Rama”/ Aktivistja “shpërthen” pasi merr gjobë: Më erdhi një police fiks si Spiropali, kërkuan përforcime

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.10.2020, 13:33

Gjoba 30 milekë për mbajtjen e maskës kudo, ka bërë që edhe femrat me status të dalin nga vetja. Aktivistja Elona Caslli, ka zbuluar përmes një statusi në rrjetet sociale, se është gjobitur gjatë mbrëmjes së djeshme, për shkak se nuk ka mbajtur maskë dhe është rrethuar nga policët. Caslli ka shkruar një deklaratë po aq komike aq sa dhe të drejtë në fletën e gjobës, drejtuar Edi Ramës, ndërsa ka treguar dhe gjithë dinamikën e përballjes së saj me policët. Në revoltim e sipër aktivistja shkruan: "Unë nuk jam Elisa që ha burra në mëngjes apo Antoneta Dhima që kombinon maskën me të brendshmet".

Postimi i plotë i aktivistes:

Rama, u përballa me policët e tu sot tek Liceu Artistik. Fillimisht nga makina më thanë të vija maskën. U thashë natën e mirë dha vazhdova rrugën. Ndryshuan mendjen pas pesë minutash. Kthyen makinën dhe copë 2 policë më ndaluan. Duke qenë se refuzova të ndaloja luajtëm e ka kush e ka nga një trotuar në tjetrin. Copë dy policët që më ndaluan thërritën përforcime nga baza për të më shoqëruar në komisariat. Mes tyre ishte edhe një grua e ngjashme me Spiropalin në tonalitet që kish ardhur për faktin se në komisariat do të shoqërohej një grua. Trashi zërin Rama ajo grua, por kur u përball me një zë më të trashë u zbyth siç zbythet njëri nga ministrat e tu, kur u ulëret ti. Nuk e kisha gjetur veten ndonjëherë të rrethuar nga policë, Rama. Me këtë përvojë më përballi marrëzia jote. U revoltova teksa po nënshkruaja gjobën dhe e gjeta veten me copë pesë policë të rrethuar. Shqiptarët ti i ngatërron me bandën e kurvave dhe të kriminelëve që ke futur në parlament, që komisariatin dhe semaforin e kanë shtëpi të dytë dhe përballjen me policinë e kanë aq të zakonshme sa kafen e mëngjesit. Jo, Rama! Ka dhe njerëz që kanë jetuar siç duhet në këtë vend dhe rrethimin nga policia e ndiejnë të huaj. Unë maskën nuk e vë dhe nuk do ta vë kurrë për sa kohë ti zbaton logjikën absurde që në rrugë vetëm duhet maska dhe kur të hysh në kafe mund ta heqësh. Talle bythën me skllevërit dhe skllavet e tua. Ta kam thënë dhe ta rithem unë nuk jam Elisa që ha burra në mëngjes apo Antoneta Dhima që kombinon maskën me të brendshmet. Ti jo një gjobë të më vësh, por edhe në burg të më fusësh unë maskën nuk e vë. Pikë. Kur polici më pyeti se çfarë do shkruaja tek rubrika ” Unë deklaroj se” iu përgjigja- Do shkruaj veç një fjali- Robt ku t’i kesh Rama! Post Scriptum- Mos e vrit mendjen për gjobat Rama se rrogat që më japin Basha, Meta, Cim Peka, më dalin e më teprojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit