Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ku një person ende i paidentifikuar është kostatuar pa shenja jete. Bëhet me dije se viktima ka plagë të shumta në kokë dhe dyshohet se mund të jetë "eleminuar" me sende të forta, ose të jetë përplasur nga ndonjë makinë.
Deri më tani policia nuk ka bërë dot të mundur identifikimin e autorit, ndërkohë që e gjithë zona është rrethuar dhe po vijojnë hetimet.