Atentati pa krisma ndaj Andon Dhimës, pse u gjet porositësi përpara autorëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2020, 17:33

Kjo kronologji e dyshimtë mund t’i përkasë një atentati amator, por po ashtu mund të jetë një inskenim për atentat nga një njeri që ndihet i kërcënuar. Një atentat unik, pa viktima, pa plagë, pa të shtëna, madje pa asnjë zhurmë.

Një video, në pamje të parë e frikshme, qarkulloi këto ditë në media. Bëhet fjalë për një atentat të dështuar ndaj një biznesmeni. Në pamje duket kur ai hyn në pallat në këmbë, pas tij hyjnë 2 persona me çadër. Nga kamerat e brendshme duken dy personat që tentojnë të kapin ashensorin, njëri prej tyre ka një armë në dorë, (e pretenduar si e tillë, pasi në pamje shihet një send në ngjyrë të zezë i ngjashëm me një armë).

Pasi nuk e kapën ashensorin me biznesmenin brenda, largohen, marrin çadrat që kishin lënë te hyrja dhe pas tyre shfaqet një person që duket se ishte roja, që i dëboi. Sipas disa mediave, ishte kronologji e një atentati të dështuar… Një kronologji që lë shumë dyshime për të qenë atentat. Dyshon kur sheh se si dy atentatorë, janë aq sqimatarë kur janë nisur për të vrarë një person, sa mbajnë çadra në vend të mushamave me kapuç (mundësisht të Policisë, aq të preferuara janë nga bandat e vogla shqiptare këto të fundit), pastaj dyshon kur njëri nga atentatorët hap derën e pallatit pa doreza, pastaj kur e sheh me armën e dyshuar në dorë duke u shpresuar që biznesmeni nuk do e merrte ashensorin në kohën e mjaftueshme që kishte, por do i priste tek sheshpushimi ta vrisnin, pastaj dyshon kur largohen nga frika e rojes, që megjithëse i paarmatosur, gjen guximin të dëbojë dy njerëz të armatosur dhe t’i shoqërojë deri jashtë.

Ata largohen, pasi roja i ka njohur si fytyra. Nuk shqetësohen nga dëshmitari okular, vetëm tremben prej tij. Kjo kronologji e dyshimtë mund t’i përkasë një atentati amator, por po ashtu mund të jetë një inskenim për atentat nga një njeri që ndihet i kërcënuar. Një atentat unik, pa viktima, pa plagë, pa të shtëna, madje pa asnjë zhurmë.

Në çdo rast, nuk mund të shmanget një hetim i menjëhershëm nga policia që të kursehet jeta e një njeriu nëse është në rrezik, ose të hidhet poshtë fabula e bariut me ujkun.

Andon Dhima është biznesmeni, që u bë i njohur për një mosmarrëveshje biznesi me Ben Blushin. Nuk është mosmarrrëveshja e tij e vetme, por është më e famshmja dhe më oportunia për disa media që prej muajsh janë vënë në një përndjekje të Blushit. Atentati i supozuar, si rrjedhim, bëri jehonë në këto media, të cilat, nuk kërkuan autorin, nuk kërkuan mbrojtjen e biznesmenit, por gjetën menjëherë porositësin, duke e bërë akoma më të dyshimtë ngjarjen.

Ndërsa policia e ka më të lehtë se kurrë të identifikojë autorët e pamaskuar dhe të përballur me rojen, e gjithë vëmendja e mediave të interesuara, është të denoncojnë “porositësin”. Për ta, nuk ka interes për rrezikun që mund t’i kanoset vërtetë biznesmenit, që mund t’i ketë ardhur nga drejtime të shumta, nuk ka interes për kapjen e autorëve. Madje kapja e autorëve mund të prishë akuzën që tashmë e kanë ngritur ngritur ndaj Ben Blushit. Nuk është një rrufe në qiell të pastër. Prej disa muajsh tashmë, Blushi dhe dy mediat që po e akuzojnë, janë përfshirë në një luftë që nuk ka kursyer as sulmet familjare.

Një luftë që ka vetëm humbës, që nuk ka viktima, por ka vrarë jetën private të shumë familjeve, ka vrarë paqen e vështirë në ambientin mediatik, besueshmërinë e publikut tek media, ka krijuar llogore të palogjikshme, reshtime të panevojshme. Deri në këtë pikë kanë shkuar edhe personazhe të tjerë politike dhe mediatike. Nuk është hera e parë që ndodh megjithëse është hera e parë që zgjat me muaj dhe nuk kursehet askush. Shpikja e atentatit është një tejkalim i kufijve, një precedent i keq, që i jep fund çdo rregulli. Eshtë një rrugë e rrezikshme, ku media nuk ka hyrë dhe nuk mund të hyjë. Është kriminalizim që zëvendëson polemikën, që, sado e ashpër, mbetet mediatike.

Ndërkohë që media kërcënohet nga një ligj censure, kjo e “atentatit” është më keq se ligji, është ftesë për policinë dhe prokurorinë që të zgjidhin debatet mediatike. Të paktën me ligjin “antishpifje”, këtë kompetencë e kanë gazetarët.

Burimi: Dosja.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit