Spartak Beqaraj është 45-vjeçari që mbeti i plagosur në Astir në 20 shtator të këtij viti. Beqaraj ka thënë se është konfliktuar me të riun, pasi e ka parë duke konsumuar drogë dhe i ka tërhequr vëmendjen. Konflikti ka ndodhur dy javë më përpara se 20-vjeçari Aleksandër Mehmetaj të qëllonte Spartkaun. Ngjarja ka ndodhur përreth një lokali në zonën e Astirit. Burime për JOQ ALBANIA tregojnë edhe videon e incidentit.