Dyshohet se ekzekutoi dy të rinjtë në Malësinë e Madhe, Danjel Pepaj ka qenë nën hetim edhe në Malin e Zi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.10.2020, 17:09

Danjel Pepaj, i riu që dyshohet se ekzekutoi Vilson Çutajn dhe Kement Pepajn, është shpallur në kërkim, ndërsa rezulton se ka qenë nën hetim edhe në Malin e Zi dhe kjo për trafik të lëndëve narkotike. Informacioni për këtë hetim nga vendi fqinj, është bërë i ditur autoriteteve tona në përgjigjen e letërporosisë së dërguar në Malin e Zi, për informacion mbi 25 vjeçarin. Në përgjigjie ndër të tjera thuhet se, Danjel Pepaj ka qenë nën hetim si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të lëndës narkotike, por asnjëherë nuk ishte ndaluar apo proceduar për këto vepra penale.

Policia e Shkodrës ka nisur edhe një bashkëpunim me familjarët e Pepajt në mënyrë që të arrihet një negociatë që Pepaj të vetëdorëzohet. Ajo që bëhet me dije është e 25 vjeçari ka vite disa vite që punon në ndërtim në Malin e Zi dhe thuajse e njeh shumë mirë atë zonë, teksa dyshohet se persona të tjerë i vijnë në ndihmë Pepajt dhe e mbajnë me veshje e ushqim.

Por çfarë ndodhi pas vrasjes së dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj?

Mësohet se Danjeli ka kryer ekzekutimin në një zone të pyllëzuar të Reçit dhe më pas përmes maleve mendohet të jetë larguar në drejtim të Malit të Zi, ku dhe policia gjeti trupat e pajetë të dy të rinjve. Pas viktimave 250 metra larg vendit ku u krye vrasja, ndodheshin dy parcela, në njërën prej të cilave ishin mbjellë 29 bimë kanabisi deri në 1.5 metra dhe në tjetrën u konstatuan vetëm gropa të hapura. Po ashtu sipas informacioneve paraprake, Danjel Pepaj për të fshehur gjurmët ka djegur edhe dy kasolle të përshtatura për tharjen e kanabisit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit