Një grua e revoltuar ka shkaktuar zhurmë të madhe ndërsa hidhte një zemërim të tërbuar për refuzimin e mbajtjes së maskës së fytyrës në mes të avionit. Teksa një stjuardesë shihet duke e hequr gruan nga avioni ajo iu bërtet pasagjerëve: “Shpresoj të vdisni të gjithë”. Më pas situata shkon në ekstrem kur ajo kollet mbi udhëtarët e tjerë. Ndërkohë që kishte refuzuar të vendoste maskën, shkaktoi kaos në avion dhe detyroi punonjësit ta nxirrnin jashtë kabinës. Pamjet u filmuan gjatë një fluturimi në avionin EasyJet A320.
Burimi:DailyMail| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA