Babai i tre femijëve shkon në punë i veshur me minifund dhe taka të larta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2020, 14:09

Një baba i tre fëmijëve vesh funde dhe taka të larta çdo ditë për të sfiduar stereotipet gjinore. 61-vjeçari amerikan që jeton në Gjermani tregon stilin e tij të çuditshëm në Instagram dhe ka mbi 50,000 ndjekës. Katër vjet më parë, Mark Bryan, filloi të mbante veshje të grave në publik dhe që atëherë ka shfaqur me krenari stilin e tij të çuditshëm në punë, pazar dhe në të gjitha ambientet. Menaxheri 61-vjeçar i cili është i martuar kombinon fundet e grave dhe takat e larta me këmisha për burra pothuajse çdo ditë.

Brian foli për Bored Panda se si filloi dashuria e tij për veshjet e grave, çfarë problemesh krijon pamja e tij e pazakontë në jetën e tij të përditshme dhe pse ai nuk pranon të respektojë stereotipet që shoqërojnë të dy gjinitë. Siç shpjegoi 61-vjeçari, hera e parë që ai provoi taka të larta ishte në kolegj, kur e dashura e tij e atëhershme e kërkoi ti vishte para se të vallëzonte me të. Kur kjo veshje u bë pjesë e rutinës së tij të përditshme, Brian krijoi një llogari në Instagram për të ndarë pamjen e tij të preferuar me ndjekësit e tij. 61-vjeçari rregullisht poston foto të tij me funde elegante në një vijë të ngushtë, të kombinuara me këmisha për burra dhe këpucë për femra me takë të lartë. Në profilin e tij, Brian e përshkruan veten si "një burrë me në një martesë të lumtur, që i pëlqen Porsches, gratë e bukura dhe përdorimi i fundeve dhe takave të larta në paraqitjet e tij të përditshme" .

Duke folur për veshjet e tij të preferuara, 61-vjeçari zbulon se ai ka një dobësi të veçantë në takat 12 pound dhe fundet e ngushta deri në gju, të cilat i blen kryesisht në internet. "Nuk është seti më i rehatshëm, por më pëlqen shumë ky kombinim", pranon amerikani. Brian i tha BoredPanda se arsyeja pse ai vishet kështu është "sepse atij i pëlqen" dhe pretendoi se ai gjithmonë admironte gratë me këtë pamje, sepse sipas mendimit të tij ato nxjerrin një dinamizëm të veçantë. Shumë njerëz kanë pyetje në lidhje me seksualitetin e 61-vjeçarit që kur ai filloi të vishte funde në publik dhe siç thotë ai kjo gjë, e zemëron mjaft .

'Shumicën e kohës u përgjigjem atyre "nuk më intereson". Por ka raste kur shpërthej, sidomos kur burrat më pyesin. Pastaj i pyes "pse fakti që kisha veshur një fund ju bëri të pyesni për preferencat e mia seksuale" ose "a do të më pyesnit të njëjtën gjë nëse do të kisha veshur pantallona?" Marku është martuar tre herë dhe martesa e tij e fundit ka zgjatur 11 vite. Sipas tij, si gruaja ashtu edhe tre fëmijët mbështesin plotësisht zgjedhjet e tij.

Burimi:Ladbible| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit