Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Poliqkë të Kamenicës. Mësohet se në këtë zonë, është konstatuar një trup i pajetë. Konkretisht rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu, e cila dyshohet se ka var veten.
Bëhet me dije se 20-vjeçarja është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë. Ndërkohë Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa kryeprokurori i Jetish Maloku deklaron se motivet e tragjedisë nuk dihen ende.
Jetish Maloku tha: