Një grua nga qyteti i Ferizajit, Kosovë, në polici ka raportuar se nga muaji gusht janë zhdukur dy vajzat të saj, njëra prej të cilave e mitur. Në kontaktin e fundit vajzat i kanë thënë se janë duke jetuar në Prishtinë. “Rr. “Gëzim Sahiti”, Ferizaj Gusht 2020-10:00. Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.