Banorët e qytetit të Krujës kanë nidur një protestë para Bashkisë së zonës. Të irrituar, qytetarët duan zgjidhje konkrete për shtëpitë e dëmtuara nga tëërmeti. Arsyeja e protestës dhe kërkesa e banorëve lidhet me banesat e reja. Banorët marrin një bonus qiraje, mirëpo nëntori po afron dhe Rama u kishte premtuar që në nëntor banesat do të rindërtohen dhe do të jenë të banueshme.
Ndër të tjera nja banore e Krujës është shprehur se Bashkia nuk u ka dhënë ndihmat e tërmetit banorëve të prekur nga lëkundjet. Ndërkohë sipas banorëve të Krujës, Rindërtimi i banesave të shembura dhe dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka filluar ende. Veç kërkesës për Rindërtim, banorët kërkojnë më shumë vëmendje nga ana e shtetit edhe për mundësi punësimi në zonë.
Banorët shprehen se:
Fushë Kruja ka filluar, Thumana ka filluar, ne nuk kemi asgjë as me kryetarin e Bashkisë, as me nënkryetarin. Si është e mundur që të fillojë Thumana dhe Fushë-Kruja dhe Kruja jo. Këtu ka diçka sepse këtu nuk ka asnjë projekt. Populli nuk del se ka frikë se i heqin bonusin a i heqin prej pune, nuk e di. Ne s’po kërkojmë as bukë as gjë, ne po kërkojmë shtëpiat që na i prishi. Nuk na i prishi shteti, por shteti ka marrë gjithë ato lekë nga bota, për çfarë i ka marrë, a i ka marrë me na i bë shtëpitë? Bonusin e qerasë e marrim, nuk kemi problem me të, po akoma nuk po fillojnë shtëpitë. Ose nuk na duan, ose e kanë inat Krujën, nuk e di se çfarë bëhet. Faji është i dy partive bashkë që u bashkuan dhe na bënë me Fushë-Krujën bashkë. Çfarë pune kishim ne me Fushë-Krujën bashkë, ishim mirë. Se është turp gjithë ky siklet, nuk ka një drejtues, gjithë ky qytet ka njerëz intelektual sa të duash, drejtora, nëndrejtora, të gjithë janë prej Fushe, asnjë nuk kemi krutanë. Turpi më i madh, gjithë ky qytet.