Greva e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit siç duket nuk do mbarojë së shpejti.
Kërkesat e naftëtarëve vijojnë të jenë të njejta, ndërsa thonë se janë duke kërkuar të drejtat e tyre dhe thjesht bukën e gojes. Gjithashtu, ata shprehen se edhe deputetët që i kanë vizituar kanë shkuar për t’u tallur. Një nga zonjat madje përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.
Zonja në fjalë, ka thenë se:
Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjarë. Kemi 5 ditë që dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.