Që nga hapja e çerdheve, 18 fëmijë dhe 55 edukatore kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Për momentin 309 fëmijë janë në izolim. Për vendimin nëse çerdheve duhet tu vihet çelësi ministrja e PPS, Jagoda Shahpaska tha se do ta merr bashkarisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë. Dje janë regjistruar 428 raste në total, ndërkaq kanë vdekur 10 persona me covid-19. Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive ka shkuar në 5.555.