Dihet se naftëtarët e Ballshit prej ditësh janë në grevë, madje grevës iu shtuan edhe disa gra të naftëtarëve sepse ata vetë nuk mund ta vazhdonin më për arsye shëndetsore, Mjekët shpesh kanë shprehur që ata duhet të lënë grevën.
Sot, kryeministri Edi Rama u kërkoi naftëtarëve që të dilnin nga greva e urisë, pasi sipas tij nuk është e nevojshme që ta vazhdojnë. Gratë naftëtare i janë përgjigjur kryeministrit dhe kanë refuzuar që të dalin nga protesta e tyre, duke shtuar se ato e presin në takim. Gjithashtu ato shfaqen shumë mosbesuese ndaj deklaratës së Ramës, duke theksuar se ai po i gënjen dhe nuk do që tja dijë për to.
Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: