Del fotoja/ Ky është shqiptari që vrau të dashurën dhe dashnorin e saj në Greqi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.10.2020, 11:18

Autoritetet greke janë duke kërkuar shqiptarin e quajtur Niko, i cili dyshohet se vrau 45-vjeçaren ukrainase dhe të dashurin e saj disa ditë më parë në ishullin e Mykonos të Greqisë. Mediat greke kanë publikuar foto të shqiptarit, i cili njihej në zonë me emrin Niko dhe kishte patur më herët marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini. Disa çaste më parë mediat greke, bënë me dije se ai ishte konstatuar rastësisht nga policia gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Agrinios ku ishte me automjetin e tij, para se të vërtetohej se ai dyshohej për vrasje. Kjo është edhe arsyeja se përse vlerësohet se ai mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Dinamika e ngjarjes:

Sipas informacionit, ngjarja filloi pak pas mesnatës së 10 tetorit. Nën rrethana të paqarta, një makinë u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht në orët e para të së dielës, në zonën e Betlehemit të Loutraki. Policia greke u vu në në kërkim të pronarit të makinës duke rezultuar se ishte e 45-vjeçares. Sidoqoftë, ata nuk mund të hynin në shtëpinë e saj verore në Flampouros pa urdhër të një prokurori.

Mëngjesin e ditës së dielë, një burrë që jetonte pranë shtëpisë së 45-vjeçares pa gjakun që dilte nga dera e saj e përparme dhe njoftoi Policinë. Kur policia arriti në shtëpinë e 45-vjeçares, gjeti derën e mbyllur me një zinxhir dhe një dru. Sipas mediave lokale, oficerët e policisë hynë në shtëpinë e 45-vjeçares rreth orës 16:15. Gruaja ishte e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Gjithashtu, një burrë i cili u konfirmua të ishte një farmacist i mirënjohur me të cilin kishte jetuar kohët e fundit ishte i vdekur pranë saj. Sipas policisë, të dy trupat kishin marrë goditje të shumta, ndërsa u gjetën plotësisht të zhveshur.

I dyshuar kryesor për vrasjen e tyre është një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të jetë bërë xhelozia. Shqiptari kishte pasur një lidhje me 45-vjeçaren ndërsa kjo e fundit kishte nisur një lidhje të re me farmacistin grek. Pasi i vrau, autori u largua nga vendi i krimit me makinën e 45-vjeçares dhe më pas i vuri flakën.

Kush është kasapi shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri grek (Foto)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit