Vizita e ministrit të jashtëm Nikos Dendias në Tiranë ditën e nesërme konsiderohet si vendimtare nga mediat greke. Ditën e nesërme ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar dhe do të diskutojë për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas axhendës fillimisht Dendias do të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Pritet që të ketë një takim edhe me presidentin Ilir Meta.
Mediat greke raportojnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga 2009, viti në të cilin dy vendet nënshkruan marrëveshjen e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.