Dhuna në familje është një plagë shoqërore që vret çdo ditë nga pak, dhe jo vetëm fizikisht. Nëse femijët rriten me frymën e dhunës, në të ardhmen do të ketë familje të reja që do të përdorin dhunë. Fëmijët që shohin dhunë sot mund të bëhen agresorë nesër.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.
Ky nuk është një rast i padegjuar në Shqipëri. Skena të tilla janë të pranishme dhe janë një ndër faktorët që nuk e lejojnë Shqipërinë të ngrejë kokë e të ecë përpara.