Lajmi sportiv kryesor në Angli orët e fundit është dëmtimi i Virgil van Dijk, i cili pësoi gjatë derbit kundër Everton të shtunën. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë pësoi një dëmtim serioz pas një përplasjeje me portierin e Everton Jordan Pickford në minutat e para të ndeshjes.
Ashtu siç pritej, Liverpool konfirmoi se holandezi do të mungojë për një kohë të gjatë pasi do t’i nënshtrohet një operacioni. Pickford u kritikua për ndërhyrjen e tij brutale dhe mediet angleze zbuluan se kjo nuk është hera e tij e parë. Ai ndërhyri në Dele Alli në të njëjtën mënyrë dy vjet më parë duke e dëmtuar gjithashtu rëndë. Ky portier paska probleme me ndërhyrjet dhe duhet të ndryshojë sjellje, pasi kundërshtarët e paskan punën pisk.