Dy vëllezër shqiptarë janë ndaluar nga policia angleze, pasi kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Përmes parave ata ndihmonin që emigrantë të tjerë të vinin drejt anglisë me kamion. Mediat angleze raportojnë se është ndaluar Arben Cakici 48 vjeç dhe Astrit Cakici 37 vjeç. Mësohet se njëri prej tyre është kapur edhe me mjet prerës me vete.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy rumunë si shoferë kamioni. Arrestimet u bënë në orën 8 të mëngjesit pasi dëshmitarët panë katër persona që nxirreshin nga një kamion dhe futeshin në dy makina. Aktualisht personat e arrestuar po mbahen nga autoritetet e emigracionit.