Lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç në intervistën e tij të fundit ka folur për krijimin e Qeverisë malazeze, që pritet të formohet së shpejti. “Ne kemi thënë që duhet të mbulojmë sektorin e sigurisë për shkak të orientimit të qartë Euro-Atlantik. Personat që i dogjën flamujt e NATO-s, nuk duhet të jenë në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk më duket logjike”, tha udhëheqësi i URA-s. Abazoviç insiston në qeveri ekspertësh. Ai tha se gjithashtu është i gatshëm edhe të mbetet edhe në parlament.