Nxënësi i preu kokën mësuesit për shkak të karikaturave të profetit Muhamet/ Shpërthejnë protesta masive në Francë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.10.2020, 17:44

Mijëra francezë u mblodhën në të gjithë vendin këtë të Dielë nën thirrjen "Je suis prof" për të refuzuar terrorizmin islamik pas prerjes së kokës të një mësuesi të shkollës së mesme i cili kishte treguar karikaturat e Muhamedit në një orë të fjalës së lirë. Francezët janë solidarizuar dhe mobilizuar në gjithë vendin për të mbështetur mësuesin Samuel Paty. Presidenti i vendit Emanuel Macron e cilësoi ngjarjen që tronditi vendin si një sulm terrorist.

Në sheshin ”Place de la République” në Paris si dhe në qytete të tjera qytetarët kanë dalë me pankarta ”Unë jam Samuel”, ”Unë jam mësues”, ”Unë jam profesor”. Madje qytetarëve iu bashkuan dhe kryeministri i vendit, Jean Castex dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo. Samuel Paty u vra dy ditë më parë nga një nxënës refugjat çeçen por i lindur në Moskë, vetëm 18 vjeç që i preu me thikë kokën mësuesit pasi ky i fundit nxori në klasë karikatura për profetin Muhamed si shembuj të fjalës së lirë. Pas vrasjes, autori u vra nga Policia franceze teksa janë arrestuar tashmë dhe 10 të tjerë si të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

Burimi: TheCanadian|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit