E teksa na bën me dije gjithmonë gjera që janë të ditura, duket se edhe vetë është i ndërgjegjshëm që i bën këto gafa. Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të fjalëve me mënd që thotë. Për këtë, ai foli në rubrikën ‘N’fermë’ me Ervin Kurtin. I pyetur nga ky i fundit në lidhje me ‘memet’ e rrjeteve sociale, Ndoka u shpreh: “Unë jam Baba”. Ndërkohë i pyetur ‘a ta ka bërë gropën politika, deputeti u përgjigj: ‘ Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt, por kam rezistuar’.
Pjesë nga biseda:
Nard Ndoka: Unë jam baba e memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.
Ervin Kurti: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.
Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.
Ervin Kurti: Politika ta ka bërë gropën.
Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.